Adnan Januzaj vazhdon të jetë pa skuadër

Prishtinë | 10 Kor 2017 | 16:51 | Nga

Real Sociedad mund të heqë dorë nga Januzaj nëse Manchester United insiston në kërkesat e saj. “Djajtë e Kuq” duan 12 milionë funte për shqiptarin, klubi spanjoll nuk është i gatshëm për një hap të tillë.
Mesfushori shqiptar i Manchester United, Adnan Januzaj, vazhdon të jetë pa skuadër.

Ai u la jashtë grumbullimit nga Manchester United për turin parasezonal, çka do të thotë se urgjentisht duhet të kërkojë klub të ri për sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Real Sociedadi ishte shumë e interesuar në shqiptarin që ka bërë 63 paraqitje për “Djajtë e Kuq” nën drejtimin e David Moyes, duke shënuar pesë gola.

Por, tani mediat britanike raportojnë se klubi spanjoll nuk është i gatshëm të paguajë 12 milionë funte për shqiptarin, shifër të cilën e kërkon Man United për ta lënë të lirë lojtarin dhe duket se do të tërhiqet nëse “Djajtë e Kuq” nuk ulin kërkesat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme