Agim Zeka shënon supergol te skuadra portugeze

Prishtinë | 11 Shk 2018 | 14:29 | Nga

Agim Zeka ka shënuar golin e parë tek ekipi i tij i ri, Varzim. Ish-lojtari i akademisë së Prishtinës shënoi një gol të bukur në fitoren e klubit të tij, 3 me 2 kundër Penafiel-it, shkruan IndeksOnline.

Mesfushori ofensiv i kombëtares shqiptare U-19 është dhënë në huazim nga Lille, klubi që e bleu para një viti nga Skënderbeu.

Zeka sa ishte tek ekipi francez, zhvilloi afro 20 paraqitje me ekipin e Lille 2 (rezervave), kishte shënuar vetëm një gol.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme