Agjenti i Dembeles në Itali, do të dëgjojë ofertat e tre gjigantëve italianë

Prishtinë | 13 Qer 2018 | 08:27 | Nga

Është raportuar se agjenti i mesfushorit të Tottenham Hotspur, Moussa Dembele është në Itali për të dëgjuar ofertat nga Interi, Napoli dhe Juventusi.

Reprezentuesi belg ka qenë i lidhur me të tre klubet gjatë verës së kaluar, por që mbeti te klub londinez pas këmbënguljes së Mauricio Pochettinos.

Mediat italiane shkruajnë se për të siguruar shërbimet e futbollistit klubet duhet të paguajnë 30 milionë euro.

Tani Gianluca Di Marzio, eksperti i transferimeve, ka treguar për televizionin Sky Sports se agjenti Tom de Mul gjendet në shtetin italian për të dëgjuar ofertat.

Inter dhe Juve mendohet të jenë përpara Partenopeit, por ka edhe interes nga Super League kineze.

Lojtari 30-vjeçar është i vetëdijshëm se kjo mund të jetë kontrata e tij e fundit e madhe dhe po kërkon të marrë një ofertë sa më fitimprurëse.

Ndryshe, Dembele ka kontratë të vlefshme me klubin anglez deri në verën e vitit të ardhshëm. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme