Ndeshja Meksikë – Brazil, përpos rasteve të shumta dhe dy golave nga Brazili, po komentohet edhe për simulimin e Neymarit pas një ndërhyrje nga Miguel Layun i Meksikës.
Rrjetet sociale kanë “shpërthyer” me komente e reagime të ndryshme për reagimin e tepruar të Neymarit pas shkeljes që pati nga Layuni.
“Neymari e meriton çmimin Oscar”, “Neymari thjesht është vetvetja” ishin disa nga komentet më të përdorura teksa nuk munguan as videomontazhat që tregonin reagimin e Neymarit.
https://www.youtube.com/watch?v=Opv0qI0XG5w