Al-Khelaifi gjobitet me 18 milionë euro nga gjykata e Egjiptit

Prishtinë | 13 Mar 2018 | 14:53 | Nga

Problemet nuk kanë fund për Nasser Al-Khelaifin. Presidenti i Paris Saint Germain, që po mundohet të administrojë çështjen “Neymar”, është gjobitur nga një gjykatë në Egjipt me 18 milionë euro.

Sipas asaj që publikohet te “Le Parisien”, Al-Khelaifi, i cili në të njëjtën kohë është edhe president i rrjetit televiziv “BeinSports” akuzohet se ka thyer ligjin e konkurrencës në vendin afrikan.

Sipas gjykatës, kompania “BeinSports” i detyroi klientët e platformës satelitore “Nilesat” të ndërrojnë atë me një operator nga Katari, i cili ka të drejtën e transmetimit të programeve të kanaleve të rrjetit “BeinSports”.

Vlen të theksohet se më 30 janar, e njëjta gjykatë gjobiti këtë rrjet televiziv dhe presidentin e tij me një gjobë të njëjtë për të njëjtën akuzë, por me fakte të ndryshme, transmeton “Top Channel”.

Kjo gjobë vjen vetëm pak muaj pasi FIFA deklaroi hapjen e hetimeve për presidentin e PSG-së, që akuzohet për korrupsion për të drejtat televizive për Botërorët 2026 dhe 2030.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme