Al-Khelaifi: Neymar qëndron me 2000 për qind te PSG

Prishtinë | 13 Maj 2018 | 16:41 | Nga

Paris Saint-Germain ka përjashtuar shitjen e Neymarit tek Real Madrid këtë verë, pasi kanë deklaruar se ai do të qëndrojë 2000 për qind te parisienët.

Spekulimet ishin intensifikuar në ditët e fundit se Neymar ishte i pakënaqur në PSG dhe vendosi të bashkohej me Madridin në një transferim tjetër rekord botëror.

Por, presidenti i kampionit të Ligue 1, Nasser Al-Khelaifi, e ka bërë të qartë se ish-sulmuesi i Barcelonës nuk do të shkoj askund.

“Ai [Neymar] do të qëndrojë 2000 për qind”, u ka thënë presidentit gazetarëve pas humbjes 2-0 të PSG-së në Rennes të shtunën.

“Mediat spanjolle kanë folur dhe folur në tetor, duke thënë se ai nuk është i lumtur…”.

“Është gënjeshtër dhe nuk do t’u përgjigjem këtyre thashethemeve”.

“Ai ka një kontratë dhe ai do të qëndrojë në PSG”.

“Asnjëherë ai nuk mund t’i përgjigjet gjithçkaje që del në media. Unë jam i sigurt se ai do të qëndrojë”, përfundoi Al-Khelaifi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme