Al Khelaifi takon Neymarin, ky është mesazhi nga Brazili

Prishtinë | 13 Mar 2018 | 16:50 | Nga

Presidenti i PSG-së, Nasser al Khelaifi ka vizituar në Brazil me Neymarin dhe babin e tij, pas operacionit të disa ditëve më parë.

Nasser al Khelaifi insiston se nuk ka asnjë problem me Neymar, i cili po rikuperohet nga operimi i disa ditëve më parë.

Ai dje ka udhëtuar drejt Brazilit, ndërsa sot ka takuar lojtarin dhe babin e tij.

“Gjithçka shkoi shumë mirë, nuk ka asnjë problem me Neymar. Ne kishim një ditë të jashtëzakonshme”, thuhet të ketë qenë mesazhi i Al Khelaifit, shkruan Marca.

Ky takim përveç për të parë gjendjen e lojtarit, ka shkuar në Brazil për të biseduar rreth thashethemeve të fundit, që thonë se Neymar gjatë verës së ardhshme do të transferohet në Real Madrid.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme