Alarm për bombë në stadiumin ku stërvitet Reali i Madridit

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 11:20 | Nga

Sinjalizimi për një pako të dyshimtë, alarmon futbollistët e Realit të Madridit. Kampionët e Spanjës, kanë nisur turin e tyre stërvitor në SHBA, konkretisht në Los Angeles, vend në të cilin do të zhvillojnë dhe disa takime në turneun e International Cup. Të pranishimit në stadiumin Campus Ucla, pjesë e kampusit Universitarë të Californisë, janë detyruar të largohen menjëherë pas një alarmi për bombë. Pakoja e dyshimtë e gjëndur në ambjentet e brëndshme të stadiumit ka alarmuar autoritetet lokale, të cilët si masë parandaluse u kanë bërë thirrje të pranishmve të dalin me qetësi. Zyrtarë e policisë së Los Angelesit, kanë deklaruar se kanë marrë një telefonatë kërcënuese.

Një numër i madh i studentësh të cilët ishin në brëndësi të Campus Ucla në pritje për të parë nga afër futbollistët e Realit të Madridit, pasi kanë dëgjuar thirrjen, janë larguar mënjëherë për në një ambjent më të sigurt. Në stadiumin Ucampus Ucla, Reali i Madridit kishte kryer vetëm një seancë stërvitorem, ndërkohë që në programin e tyre gjatë pasdites, ata kishin të parashikuar sërisht një tjetër . Në këtë stadium fazën pëgatitore po e zhvillon gjithashtu dhe skuadra e Man.United. Më pas rëzultoi se alarmi ishte fals.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme