Albin Tahiri: Nuk jam i kënaqur, por kjo është më e mira që mund të bëja

Prishtinë | 13 Shk 2018 | 13:00 | Nga

Garuesi i vetëm nga Kosova, që merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang, Albin Tahiri sot për herë të parë ka provuar shtigjet.

Rezultati i tij nga dy lëshime, ishte pozita e 37, për të cilën ai nuk është shprehur i kënaqur.

“Nuk mund të jem i kënaqur më lëshimet, veçanërisht sllallomi ishte i vështirë për mua sot”.

“Por që vendi i 37 për sot në kombinim alpin ishte më e mira që mund të bëja dhe jam shumë i lumtur që mbylla garën time të parë olimpike”.

“Tash jam i fokusuar në lëshimin e së enjtes”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme