Allegri: Do të qëndroj në Juventus nëse nuk më shkarkojnë

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 08:17 | Nga

Allegri dëshiron të qëndrojë në Juventus.

Pas triumfit të shtatë me radhë në Serie A me Juventusin, Massimiliano Allegri, ka përsëritur dëshirën për të qëndruar te “Zonja e Vjetër”.

Madje, ish trajneri i Milanit me shaka ka thënë se vetëm shkarkimi mund ta largojë nga kampioni i Serie A dhe Kupës së Italisë.

“Nëse nuk më shkarkojnë, do që qëndroj edhe sezonin e ardhshëm”, u përgjigj Allegri.

Ky ishte titulli i pestë Serie A për Allegrin, 4 me Juven e një me Milanin, në sezonin 2010/11.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme