Alonso: Klopp është çelësi i suksesit të Liverpoolit

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 18:53 | Nga

Ish mesfushori i Los Blancos dhe The Reds, ka thënë se njëri prej më meritorëve që Liverpool është në finale të Ligës së Kampionëve, është trajneri i tyre
Liverpool duhet të demonstrojnë atë që di ta bëj Jurgen Klopp, me kokë të ftohur dhe të menaxhojë presionin e finales së Ligës së Kampionëve dhe kështu ta fitojë këtë trofe, ka thënë dy herë fituesi i kësaj gare Xabi Alonso.

“Jurgen, nuk është në finalen e tij të parë. Ai është një lider, ai po përpiqet që ti bind lojtarët e tij se ata duhet të jenë gati për ndeshje të këtilla me emocione shumë të forta”, ka thënë Alonso për uebfaqen e klubit të Liverpoolit.

“Për lojtarët e Real Madridit është e kundërta. Ata kanë luajtur aq shumë finale vitet e fundit, saqë shumë lehtë do ta menaxhojnë këtë situatë. Në fund të fundit janë vetëm 90 minuta për të dyja skuadrat dhe mund të ndodh gjithçka. Por, ndërtimi i dy skuadrave është totalisht ndryshe”, tha Alonso.

“Sigurisht është mirë që ta fitoni këtë përvojë. Por po ashtu është mirë që ta shfrytëzoni këtë kënaqësi, këtë uri, por para se të filloni duhet ta kontrolloni vetveten, të relkasoheni dhe të mbi motivoheni për ndeshje”.

Alonso ka pranuar se ai do të ndan zemrën në dysh për të dyja skuadrat të shtunën në mbrëmje.

Mesfushori në pension ishte pjesë e asaj fitores se famshme të Liverpool kundër AC Milan më 2005, derisa fitojë me Madridin edhe një trofe të njëjtë pas nëntë viteve.

“Kam ndjenja për të dyja klubet. Isha më fat që fitova këtë trofe më të dyja klubet por për mua është e vështirë se për cilën të bëj tifo më shumë”, tha ai.

Një finale mes Madridit dhe Liverpool …ne kemi parë shumë finale të Ligës së Kampionëve në faza të ndryshme, por shumë nga ne nuk e kanë pritur këtë dhe është një gjë e bukur që do të ndodh”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme