Amerika fiton kundër Serbisë në basketboll

Prishtinë | 13 Gus 2016 | 15:02 | Nga

Në basketboll për meshkuj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar fitoren e katërt rresht në po kaq ndeshje. Amerika ka fituar me rezultatin 94-91 ndaj Serbisë.

Australia kishte qenë ekipi që kishte vënë në vështirësi përfaqësuesen e Amerikës, ndërsa e vështirë ishte edhe përfaqësuesja serbe. Edhe pse përfaqësuesja ballkanase e ka nisur keq sfidën, ka mundur të zhvillojë më tej ndeshje të mirë. Amerikanët, që e kishin siguruar që më parë kualifikimin, e kanë arritur fitoren e sotme më shumë në saj të basketbollistit të Kleveland, Kyrie Irving.

Një hap të sigurt drejt çerek finales ka bërë edhe Franca. Ekipi francez, në ndeshjen e katërt në grupin A, ka fituar me Venezuelën me shifrat 96-56. Gjithashtu lehtë ka fituar edhe Australia, që mposhti Kinën me rezultatin e thellë 93-68.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme