Ancelotti arrin marrëveshje me Napolin, prezantimi gjatë ditëve në vijim

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 12:07 | Nga

Carlo Ancelotti njoftohet se është pajtuar të bëhet trajneri i ardhshëm i Napolit.

Italiani raportohet se do të drejtojë napolitanët në dy sezonet e ardhshme të Serie A.

Sipas redaktorit të Corriere dello Sport, Ivan Zazzarroni, strategu ka ‘nënshkruar’ me Napolin pasi takoi presidentin Aurelio De Laurentiisin.

Ish-shefi i Chelseat, Real Madridit dhe Bayern Munichut raportohet se ka vënë penën në letër për një rrogë prej 6.5 milionë euro, e cila përfshin mundësinë e një viti të tretë.

Kjo do të shënonte punën e tij të parë në futbollin italian që nga largimi prej Milanit në vitin 2009, ku kishte udhëhequr Rossonerët drejt një Scudettos dhe dy Ligave të Kampionëve.

Gjithashtu Carlito ka krijuar një listë prej lojtarëve që do t’i donte t’i kishte nën urdhrat e tija.

Në mesin e shumë lojtarëve është edhe Arturo Vidal i Bayern Munichut, i cili pritet të largohet gjatë verës prej bavarezëve.

Kujtojmë se 58-vjeçari është i papunë që nga koha kur u shkarkua si trajner i Bayern Munichut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme