Ancelotti pritet të marrë drejtimin e Italisë

Prishtinë | 25 Pri 2018 | 09:50 | Nga

Carlo Ancelotti pritet të emërohet seleksionues i Përfaqësueses së Italisë, ka njoftuar të martën e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”.

Ancelotti në postin e ri do të zyrtarizohet më 20 maj kur Federata e Futbollit e Italisë ka paralajmëruar konferencë për shtyp në lidhje me seleksionuesin e ri.

Përkohësisht në krye të Italisë është Luigi Di Biagio që ka zëvendësuar Giampiero Venturan, që u shkarkua pas dështimit për ta dërguar ekipin në kampionatin botëror “Rusia 2018”.

Ancelotti në krye të Italisë do të ketë pagë vjetore prej pesë milionë eurosh, kurse me federatën italiane do të firmosë kontratë deri pas përfundimit të “Euro 2020”. Ancelotti si trajner ka drejtuar ekipet si Juventus, Milan, Chelsea, Real Madrid e PSG.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme