Ancelotti trajner i Napolit, kërkon tre yjet evropian

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 14:13 | Nga

Carlo Ancelotti i tha përfundimisht “po” ofertës së De Laurentis për të punuar në “San Paolo”.

Ish-trajneri i Milan, Real, PSG, Chelsea dhe Bayern Munich do të firmosë për dy sezone, me opsionin për një sezon të tretë.

Ai do të marrë me vete të gjithë stafin teknik dhe do të paguhet 6.5 milionë euro në sezon. Nesër pritet prezantimi i tij.

Sipas shtypit italian, tre janë emrat e kërkuar nga Ancelotti në merkato: Benzema, Vidal dhe Balotelli. Ai ka thënë se Hamsik dhe Mertens mund të largohen nëse duan.

Ancelotti ka arritur të fitoj tri herë Ligën e Kampionëve duke hyrë në listën e më të mirëve të botës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme