Ancelotti tregon favoritin e Serie A

Prishtinë | 07 Gus 2017 | 12:08 | Nga

Trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ka thënë se Juventusi është favorit për të triumfuar për herë të shtatë radhazi në Serie A.

Ai foli edhe për Milanin dhe entuziazmin që është rikthyer te shtatë herë kampionët e Europës, por thotë se Vincenzo Montella ka nevojë për kohë që të ndryshojë skuadrën.

“Juventusi ka fituar gjashtë tituj me radhë dhe vazhdon të jetë favoriti, edhe përkundër që e kanë humbur një lojtar si Bonucci”, tha italiani për “Gazzetta dello Sport”.

“Milan? Jam shumë i lumtur për rikthimin e entuziazmit. “San Siro” i mbushur për Europa League është një shenj shumë e mirë”.

“Lojtarët e rinj janë të mirë dhe Montella është trajneri i duhur, jam shumë kureshtar të shoh se si ai do t’i menaxhojë, por nuk duhet të harrojmë se trajnerit duhet t’i jepet kohë”, u shpreh Ancelotti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme