Andre Silva gati të transferohet në Angli

Prishtinë | 21 Tet 2017 | 15:48 | Nga

Milani po ka probleme dhe këtë e ka dëshmuar në tri ndeshjet e fundit.

Dy humbje dhe një barazim janë pak për një skuadër që ka shpenzuar mbi 200 milionë euro për transferime.

Drejtori i Milanit, Marco Fassone ka deklaruar se nëse nuk arrijnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve atëherë pritet të largohen dy yje nga skuadra.

E emri i parë që pritet të largohet duket se do të jetë sulmuesi portugez, Andre Silva.

21-vjeçari u transferua në Milan nga gjiganti portugez Porto për 38 milionë euro por ende nuk ka shënuar gol në Serie A.

Silva ka shënuar në Ligën e Evropës me Milanin dhe në Serie A nuk ka mundur të bëjë gjë.

Kësisoj sipas medieve italiane, Milan mund të pranojë një ofertë që kalon shifrën e 38 milionë eurove për lojtarin.

Është gjiganti anglez, Arsenal që po e vëzhgon sulmuesin e talentuar dhe thuhet se ‘Topçinjtë’ janë të gatshëm të ofrojnë rreth 40 milionë për ta rrëmbyer talentin portugez.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme