Anel Rashkaj nënshkruan me Prishtinën

Prishtinë | 11 Gus 2017 | 14:05 | Nga

Anel Rashkaj është futbollisti më i ri i skuadrës së madhe kosovare, Prishtinës.

Klubi më i trofeshëm kosovar po vazhdon me përforcime të mëdha që pas dritës së gjelbër të dhënë nga UEFA për pjesëmarrje në garat e europiane.

Pasi sollën sezonin e kaluar emra të mëdhenj si Armend Dallku, Debatik Curri dhe Ahmet Januzi, Prishtina tani ka ofruar edhe ish-kapitenin e Përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj.

Klubi kryeqytetas ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me mesfushorin e njohur 27-vjeçar, i cili ka bërë karrierë të madhe në Skandinavi, te skuadrat suedeze e norvegjeze.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme