Angel Di Maria po transferohet te gjigandi italian

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 13:06 | Nga

Angel Di Maria raportohet se do të largohet nga PSG për tu transferuar tek Interi.

Drejtues të zikaltërve janë treguar të gatshëm për të shpenzuar plot 50-55 milionë euro për të marrë shërbimet e argjentinasit, shkruan “Calciomercato.com”.

“FCInterNews” raporton se Ivan Perisic dëshiron të transferohet tek Manchester United dhe në këtë mënyrë është rritur edhe interesimi për Angel Di Marian.

Interi vlerëson se blerja e Di Marias është pothuajse e kryer, por mbetet të diskutohen detajet e pagës së lojtarit, i cili në Paris fiton rreth 11 milionë euro në sezon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme