Anglia, më në fund po luan si skuadër e Premier Leagues

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 09:04 | Nga

Me vite Anglia ka tentuar të kopjojë stilin e përfaqësueseve të suksesshme evropiane, por ka dështuar.

Mirëpo, tash seleksionuesi Gareth Southgate duket se ka gjetur një mënyrë për të kopjuar intensitetin e klubeve më të mira të Premier Leagues së Anglisë, shkruan Koha Ditore.

Fitorja 6:1 ndaj Panamasë të dielën mund të ketë ardhur ndaj një prej skuadrave më të dobëta në Botërorin “Rusia 2018”, kështu që çdo konkludim do të ishte jo i mençur. Por mënyra e fitores sigurisht se vë në pah punën që ka bërë Southgate me skuadër.

Ndonëse formacioni i Southgatet dhe taktikat janë vlerësuar si progresive e moderne, ka po ashtu diçka tradicionale angleze në forcën e skuadrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme