Anglia po mundohet të rrisë disiplinën e trajnerëve gjatë ndeshjeve

Prishtinë | 02 Gus 2018 | 09:03 | Nga

Trajnerët në futbollin anglez do të ndëshkohen me kartonë të verdhë dhe të kuq për sjellje të pahijshme në edicionin 2018/19, njësoj si futbollistët, ka njoftuar të mërkurën Federata e Futbollit e Anglisë, raporton Reuters.

Kartonët do të jepen në ndeshjet e FA Cup, English Football League, EFL Cup, EFL Trophy dhe National League. Për trajnerët e skuadrave të Premier League nuk do të ketë kartonë, por në vend të tyre ata do të marrin paralajmërime verbale nga arbitri, përcjell sot Koha Ditore.

Ky vendim është futur në fuqi pas rishikimit të kodit të sjelljes të trajnerëve.

Sipas rregullave të FIFA, nuk ka kartonë për trajnerët. Ka tërheqje të vërejtjes dhe përjashtim pa ua treguar kartonin e kuq. Më herët ka pasur kartonë të kuq për trajnerët, por jo edhe të verdhë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme