Anglia rikthehet, i afrohet Botërorit

Prishtinë | 04 Sht 2017 | 22:58 | Nga

Anglia ka mposhtur rivalin më të madh të grupit Sllovakinë me rezultat 2-1.

Anglezët e gjetën vetën në një pozitë të vështirë kur Stanislav Lobotka shënoi në portën e tyre që në minutën e tretë.

‘Tre Luanët’ provuan ta barazojnë rezultatin, por u desh të vije minuta e 37-të kur Erik Dier shënoi nga afërsia për 1-1.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë anglezët filluan ta kërkojnë fitore dhe shumë shpejtë erdhën te goli i epërsisë.

Ishte Rashford që shënoi gol të bukur nga distanca në minutën e 55-të.

Deri në fund nuk kishte më gola, duke e konfirmuar Anglinë lider të grupit me 20 pikë pas tetë ndeshjeve.

Tani, Sllovakia mbetet e dyta me 15 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme