Antonio Conte në Barcelonë?

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 14:34 | Nga

Barcelona ka mbajtur së fundmi bisedime me trajnerin e Chelseat, Antonio Conten, sipas Don Balon.

Klubi katalan dëshiron ta zëvendësojë trajnerin aktual Ernesto Valverden me Antonio Conten, raporton mediumi spanjoll.

Valverde përballet me një të ardhme të pasigurt në “Camp Nou” pas eliminimit të hershëm nga Liga e Kampionëve edhe pse tashmë veçse i ka siguruar dy tituj të brendshëm pas triumfit në finale të Kupës së Mbretit kundër Sevilles të shtunën mbrëma.

Po ashtu, për ta siguruar titullin në La Liga, Barçës i duhen vetëm edhe tri pikë në pesë ndeshjet e mbetura.

Të ngjashme