Arlind Ajeti në Torino

Prishtinë | 07 Kor 2016 | 10:26 | Nga

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti ka zgjedhur klubin italian të Torinos për të vazhduar karrierën

Sky Sport Italia shkruan se Ajeti 22-vjeçar, ishte ndër futbollistët më të dalluar kuqezi në Euro 2016, deri në fund të sezonit ishte pjesë e Frosinones, që sezonin e ardhshëm do të garojë në Serie B.

Marrëveshjen e ka konfirmuar para pak minutash edhe gazetari i specializuar i transferimeve të futbollistëve në Itali, Gianluca Di Marzio.

“Ajeti tek Torino është punë e kryer”, shkruan Di Marzio në rrjetin social Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme