Armando Sadiku u fejua me një kosovare që e njohu në Facebook

Prishtinë | 10 Jan 2018 | 11:28 | Nga

Armando Sadiku është një nga futbollistët më të lakmuar të Kombëtares Shqiptare i cili gjatë karrierës së tij është përfolur për lidhje të ndryshme, edhe me vajza të famshme, megjithatë zemrën ja ka rëmbyer një fanse.

Sot “infoelbasani.al” ka dhënë lajmin se Sadiku është fejuar me një vajzë të quajtur Elona, me origjinë kosovare, profesion dentiste dhe që jeton në Gjermani.

Lajmin e fejesës e ka konfirmuar për “infoelbasani.al” edhe babai i futbollistit. Fejesa është zhvilluar mes dy familjeve në 30 dhjetor, por çdo gjë është mbajtur private.

Njohja mes tyre ka nisur nga Facebook ku Elona si tifoze e flaktë e Sadikut i ka shkruar atij shpeshherë derisa kanë nisur të komunikojnë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme