Arrestohen 13 persona, gjuajnë me gurë gjyqtarin dhe policët

Prishtinë | 08 Maj 2017 | 11:51 | Nga

Policia ka arrestuar trembëdhjetë të dyshuar në Prizren, pasi që të njëjtit gjatë ndeshjes futbollistike kanë hedhur gurë në drejtim të gjyqtarit anësor e më pastaj pas ndërhyrjes së policisë edhe në drejtim të tyre.

Si pasojë katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme