Arrihet marrëveshja mes klubeve, Berisha po i kryen testet mjekësore te Sampdoria

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 11:39 | Nga

Etrit Berisha nuk do të jetë më pjesë e Atalantës për stinorin e ri.

Portieri shqiptar kishte paraqitje mjaftë të mira në edicionin e kaluar por Atalanta po dëshiron ta shesë.

Por Atalanta po kërkon të fitojë sa më shumë nga shitja e tij dhe si duket ia ka arritur një gjëje të tillë.

Klubi zi kaltër ka arritur marrëveshje me Sampdorian për shitjen e Berishës për një shumë që besohet se do të jetë rreth shtatë milionë euro.

Mediat italiane kanë raportuar se aktualisht Berisha është duke i kryer testet mjekësore te Sampdoria.

Berisha është pjesë e Atalantës që dy vite kur iu bashkua nga skuadra tjetër italiane Lazio.

Prishtinasi te Sampdoria nuk do të jetë i vetëm pasi aty pritet të transferohet edhe mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha.

Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të ndodhë brenda ditës së sotme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme