Arrihet marrëveshja, Perishiç plotëson ëndrrën

Prishtinë | 17 Kor 2017 | 14:11 | Nga

Arrihet marrëveshja, Perishiç plotëson ëndrrën.
Ivan Perishiç ishte i vendosur për të lënë Interin dhe për t’iu bashkuar anglezëve të Mançester Junajtid, gjë që duket se po bëhet realitet.

Mesfushori kroat do të blihet nga “Djajtë e Kuq” për 40 milionë sterlina, shumë për të cilën kanë rënë dakord Interi dhe Mançesteri, sikurse raporton SunSport.

Tashmë mbetet të finalizohet marrëveshja dhe të nënshkruhet kontrata, pasi Interi është hedhur në sulm për të blera Keita Balde të Lacios, ndërkohë që kërkon në huazim nga Mançesteri Antoni Martial.

Një tjetër lojtar që po tentohet nga Junajtid është mesfushori Nemanja Matiç, që duket se është jashtë planeve të Çelsit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme