Arsenali i ofron Chelseat Chamberlainin për Maticin

Prishtinë | 14 Kor 2017 | 13:54 | Nga

Arsenali i ka propozuar një ofertë shkëmbimi Chelseat për mesfushorin Nemanja Matic, duke i ofruar atyre mesfushorin anglez Alex Oxlade-Chamberlain.

Chamberlain është në vitin e fundit të kontratës së tij me “Topçinjtë” dhe Antonio Conte dëshiron për të nënshkruar me të, dhe duket se edhe Arsene Wenger dëshiron të përfitojë më shumë nga ky interes, në vend që ta humbasë atë si një transferim të lirë verën e ardhshme.

Eksperti italian i transferimeve, Gianluca Di Marzio pretendon se Arsenali i ka propozuar një marrëveshje shkëmbimi, Oxlade-Chamberlain dhe Matic.

Manchester Unitedi, Juventusi dhe Interi ishin të gjitha të interesuara në transferimin e mesfushorit serb, por oferta e Arsenalin mund t’i largoj të gjitha nga kjo lojë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme