Arsenali i ofron Sampdorias 30 milionë euro për Torreirasin

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 16:18 | Nga

Arsenali njoftohet se ka arritur një marrëveshje prej 30 milionë euro për Lucas Torreiran.

Londinezët tashmë po thuhet se janë duke biseduar me lojtarin rreth kushteve personale me mesfushorin e Sampdoria.

Sipas Sport Mediaset, Arsenali është i përgatitur ta paguajë pesë milionë euro më shumë se klauzola e lirimit të Torreiras.

Megjithatë, televizioni italian paralajmëron se ‘ende nuk ka marrëveshje përfundimtare’ për një kontratë me reprezentuesin e Uruguait.

Kjo nuk duhet të jetë surprizë, pasi Napoli ishte i lidhur me 22-vjeçarin për një kohë, por nuk ishin në gjendje të pranonin kushtet personale.

Theksojmë se për lojtarin kanë shprehur interesim edhe shumë klube të tjera evropiane duke përfshirë edhe Sevillën, Athletic Bilbaon dhe Marseillen.

Ndryshe, Arsenali ka transferuar deri më tani mbrojtësin zviceran Stephan Lichtsteiner.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme