Arsenali ofron shumën rekord dhe Giroudin për Mbappen

Prishtinë | 16 Qer 2017 | 12:44 | Nga

Arsenali po përgatit një ofertë për shkëmbimi lojtar plus të holla për sulmuesin AS Monacos, Kylian Mbappe.

Sipas gazetës franceze L’Equipe, Topçinjtë janë të vendosur për të ofruar një ofertë rekord botëror transferimesh prej më shumë se 100 milionë funteve dhe Olivier Giroud për talentin Mbappe.

Sulmuesi francez, i cili është vetëm 18 vjeç po ndiqet nga një mori gjigantësh evropianë, përfshirë edhe Real Madridin.

Megjithatë, Arsene Wenger ka nisur një ofertë prej 121.8 milionë euro për Mbappe, disa ditë pasi Zinedine Zidane ofroi 118 milionë euro për yllin e sulmit, transmeton Telegrafi. Arsenali kishte një ofertë prej 87 milionë funteve të refuzuar për-18-vjeçarin vetëm një javë më parë.

Wenger tani është i gatshëm të ofrojë në marrëveshje edhe sulmuesin francez, Giroud, i cili ka filluar vetëm 11 ndeshje në Ligën Premier sezonin e kaluar në Emirates.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme