Arsenali pranon ofertën, Perezi drejt largimit nga Premierliga

Prishtinë | 04 Gus 2018 | 17:40 | Nga

Lucas Perez do të largohet përfundimisht nga Arsenal.

Skuadra nga Premierliga ka pranuar ofertën prej 5 milionë euro të Sporting Lisbonës për sulmuesin Lucas Perez.

Lajmi bëhet i ditur nga media portugeze, ‘A Bola’.

Sulmuesi spanjoll ka dështuar të bind drejtuesit e Gunner për ta mbajtur në skuadër, ndërsa sezonin e kaluar e kaloi në huazim te Deportivo La Coruna në Spanjë.

29 vjeçari gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Paokut të Greqisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme