Atalanta vendos për Berishën

Prishtinë | 17 Qer 2017 | 11:40 | Nga

Pas shumë diskutimesh, Atalanta ka marrë më në fund vendimin final për të ardhmen e Etrit Berishës.

Drejtuesit e klubit do të blejnë përfundimisht kartonin e portierit shqiptar nga Lazio, duke larguar çdo dyshim mbi të ardhmen e tij.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane sipas të cilave, Atalanta dhe Lazio kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin përfundimtar të Berishës për vlerën e 5 milionë eurove.

Tashmë çështja është zgjidhur përfundimisht dhe Atalanta do ta bëjë zyrtare marrëveshjen ditën e hënë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme