Atletico e zëvendëson Griezmannin me një francez, gati oferta e lartë për Thauvin

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 17:38 | Nga

Antoine Griezmann po kalon muajt e fundit si futbollit i Atletico Madrid.

Sulmuesi francez ka paralajmëruar largimin nga Madridi pasi po dëshiron një klub më të madh.

Barcelona, Manchester United e Manchester City, Arsenal, Chelsea dhe Bayern Munich janë vënë pas reprezentuesit francez.

Los Colchoneros nga shitja e Griezmannit pritet të përfitojnë rreth 100 milionë euro.

Por duket se Atletico tanimë ka gjetur zëvendësuesin e numrit shtatë të tyre.

Fjala është për bashkëkombësin e Griezmann, Florian Thuavin që po shkëlqen me Marseillen në Ligue 1.

25-vjeçari ka udhëhequr sulmin e Marseilles këtë edicion duke ndihmuar klubin e tij të arrijë në çerekfinalen e Ligës së Evropës.

Thauvin ka arritur të shënoj 18 gola dhe të dhurojë 16 asistime në të gjitha garat këtë edicion.

Marseille për ta lënë të lirë yllin e tyre po kërkon rreth 45 milionë euro.

Gjithsesi për transferimin e Thuavin, Atletico duhet të mposhtë konkurrencën e skuadrave tjera të mëdha si Manchester United, Bayern Munich dhe PSG.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme