Atletico kërkon hakmarrje ndaj Realit

Prishtinë | 02 Maj 2017 | 13:44 | Nga

Përsëri një Real Madrid-Atletico Madrid në Champions. Për të katërtin vit radhazi, një derbi i Madridit në garën më të lartë kontinentale.

Në objektiv është fundi, finalja e Cardiffit, dhe sonte, stadiumi “Santiago Bernabeu” do të presë duelin e parë gjysmëfinal mes dy skuadrave të Madridit.

Zidane sfidon Simeone dhe anasjelltas, kjo është një betejë edhe mes dy trajnerëve.

Precedentët e bëjnë Real Madridin të favorizuar, por futbolli ndryshon dhe jetohet çdo ditë. Në këtë mënyrë, “rojiblancos” nuk duan të dinë asgjë për të kaluarën, as për finalen e humbur sezonin e shkuar në Milano, por në një derbi madrilen.

Simeone dhe të tijtë duan që medoemos të kthehen në një finale Championsi, aq më mirë në kurriz të Real Madridit, për t’i provuar sërish mundësitë.

Është e vërtetë se tek Atletico Madrid peshojnë padyshim dy finalet e humbura kundër Real Madridit dhe eliminimi në çerekfinale, por Simeone dhe të tijtë duan ta fshijnë të kaluarën e afërt dhe të përballen me këto dy duele gjysmëfinale sikur asgjë të mos ketë ndodhur më përpara.

Te Real Madridi duket e njëjta histori. Zidane mund të mbajë të njëjtin fjalim, sikurse ka ndodhur edhe më parë, edhe pse futbolli luhet në fushë e jo me deklarata motivuese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme