Atmosfera e Dardanëve para nisjes në Shkodër

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 15:02 | Nga

Një grup i tifozeve Dardanë në mënyrë të organizuar janë nisur nga Mitrovica, për në Shkodër për ta përcjellur ndeshjën Kosovë – Turqi.

Verdhë e kaltrit paraprakisht e kanë kryer obligimin e tyre duke votuar në zgjedhjet nacionale. Edhe pse ishte dita e zgjedhjeve, për tifozët nuk ishte problem, pasi ata primare e kanë përkrahjen e përfaqesuses në çdo ndeshje .

Para nisjes për në Shqipëri ku do të zhvillohet takimi Kosovë – Turqi, Dardanët ishin optimist , që reprezentacioni i tyre do ta arrij fitoren e parë në këto kualifikime.

Tifozët që janë nisur nga Mitrovica , nuk janë të vetmit që do të udhëtojnë për në Shkodër , pasi në mënyrë të organizuar drejt këtij qyteti  janë nisur edhe qytetar nga Gjilani .

Kjo ndeshje do të luhet nga ora 20:45 në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme