Aubameyang dënohet me 100 mijë euro

Prishtinë | 06 Pri 2017 | 16:10 | Nga

Pierre Emerick-Aubameyang është dënuar me 100 mijë euro prej skuadrës së Borussia Dortmundit.

Sulmuesi i Gabonit, ka një marrëveshje personale me Niken, që është prodhues i maskës që u përdor nga Aubameyang,e  që njihet me emrin “The Masked Finisher”.

Sulmuesit i ka kushtuar shtrenjtë festimi i golit me maskë ndaj Hamburgut, transmeton Telegrafi.

Kjo pasi ai është dënuar nga skuadra e tij me 100 mijë euro dhe ky veprim vlerësohet si i pa tolerueshëm.

Festimi me maskë i Aubameyang i kushton lojtarit mijëra euro, futi në ‘luftë’ dy kompani të mëdha .

“Aubameyang nuk i ka kuptuar pasojat e këtij akti. Kjo është diçka e patolerueshëm dhe ne e kemi diskutuar seriozisht”, ka thënë Drejtori Sportiv i Dortmundit, Michael Zorc.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme