Autoritetet italiane e mohojnë se shitja e Milanit është nën hetime

Milan | 13 Jan 2018 | 17:53 | Nga

Autoritetet italiane edhe formalisht e kanë mohuar lajmin se Silvio Berlusconi është nën hetime për spastrim parash në shitjen e Milanit te biznesmeni kinez.
La Stampa dhe II Scolo XIX raportuan sot në mëngjes se Prokuroria e Milanos ka hapur hetime ndaj procesit të shitjes së klubit “Kuqezi” te sipërmarrësi kinez Yonghong Li, transmeton Express.

Lajmi sugjeronte se çmimi i sipërmarrjes në prill ishte 720 milionë euro, rreth 300 milionë euro më shumë se sa vlen klubi faktikisht.

Megjithatë, kryeprokurori i Milanos, Francesco Greco, ka thënë sot për agjencinë e lajmeve “Ansa” se lajmi nuk është i vërtetë.

“Nuk ekziston asnjë procedurë kriminale kundër shitjes së Milanit”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme