Avdijaj huazohet te Roda

Prishtinë | 16 Jan 2018 | 09:53 | Nga

Sulmuesi Donis Avdijaj e ka kompletuar huazimin te Roda.

Te skuadra holandeze është huazuar nga Schalke dhe atje do të luajë deri në fund të këtij sezoni.

Drejtori sportiv i Schalkes, Christian Heidel ka thënë se Avdijaj është huazuar te Roda për të pasur sa më shumë paraqitje.

Në klubin Roda janë ndarë të kënaqur me huazimin e Avdijajt.

“Ai është lojtar teknikisht i talentuar me sy për gol”, ka thënë drejtori sportiv i Rodas, Harm van Veldhoven për “revistesport.de”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme