Babai dhe agjenti po punojnë së bashku për transferimin e Neymarit te Real Madridi

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 14:11 | Nga

Babai i yllit të Paris Saint-Germain, Neymar, po hedh gjithçka përpara në sigurimin e tij për një transferim të birit në Real Madrid.

Sipas raporteve të mediumit Liberation, Neymar Snr fluturoi nga Brazili në Paris më 24 prill, ku u takua me super agjentin Pini Zahavi.

Agjenti izraelit është tani pjesë e rrethit të Neymarit dhe ndihmoi atë të transferohej nga Barcelona gushtin e kaluar për një shifër rekord botëror prej 222 milionë eurosh.

Neymar Snr shkoi direkt në bisedime me Zahavin pas mbërritjes së tij, ku u kërkua që një largim nga PSG të sigurohej këtë verë.

“Neymar Snr shprehimisht i kërkoi atij që të hapte dyert e klubeve të mëdha”, zbuloi një i besuar i kampit të brazilianit.

Zahavi sugjeroi disa destinacione, megjithatë një kthim në Barça dhe një lëvizje në Angli thuhet se u përjashtuan.

Gjithçka tani tregon se Real Madridi është zgjedhja e vetme për Neymarin.

Më parë këtë javë, burimet e mediave të Madridit sugjeruan se Reali ishte i sigurt se mund të arrijnë nënshkrimin e Neymar për 260 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme