Sulmuesi kolumbian, Carlos Bacca nuk bën pjesë në planet e trajnerit Vincenzo Montella për sezonin e ri.
Sipas “Premium Sport”, për Baccan po interesohen shumë skuadra të ndryshme europiane.
Monaco tashmë e dëshiron Carlos Baccan si zëvendësues të Kylian Mbappe, i cili do largohet drejt Real Madridit.