Bakayoko pritet në Londër nga dy lojtarë të Chelseat, dalin për darkë së bashku

Prishtinë | 14 Kor 2017 | 11:43 | Nga

Tiemoue Bakayoko iu dha një mirëseardhje e ngrohtë nga disa shokë të ekipit të tij te Chelsea të enjten në mbrëmje kur u nis për darkë me David Luizin dhe Willianin.

Mesfushori i Monacos, ka konfirmuar transferimin e tij në “Stamford Bridge”, me klubin që do të njoftojë zyrtarisht marrëveshjen në 24 orët e ardhshme.

Francezi ka arritur në Londër për shkak të testeve mjekësore të tij të cilat do mbahen sot (e premte), dhe kampionët e Premier Ligës do të paguajnë 40 milionë euro plus bonuse për 22-vjeçarin.

Bakayoko ka ndjekur klubin anglez dhe disa nga lojtarët në Twitter, ndërsa me të arritur në kryeqytetin anglez disa bashkëlojtar të ardhshëm kanë dalë së bashku me të për darkë.

Ishin dyshja braziliane, Luiz dhe Willian, të cilët e priten francezin dhe së bashku me të dolën për të ngrënë darkë, ku disa nga fotot u shpërndan edhe në rrjetet sociale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme