Bale: Cristiano Ronaldo më i miri në botë

Prishtinë | 07 Mar 2017 | 09:16 | Nga

Bareth Bale e ka lavdëruar bashkëlojtarin e vet te Real Madridi, Cristiano Ronaldon.

Bale ka thënë se Ronaldo meriton lëvdata për shkak se ka qenë në gjendje ta ndryshojë stilin e lojës dhe që mbetet më i mirë në botë, transmeton Express.

“Ai është në gjendje shumë të mirë [fizike], por roli i tij ka ndryshuar. Tani është më shumë sulmues. Kur ishte më i mirë në Man United, ai vraponte shumë nga brendia e fushës. Por, tani e ka ndryshuar lojën, është shumë efektiv në zonë dhe shënon shumë gola, si dhe dhuron asiste,” ka thënë Bale.

Po ashtu, Bale tregon se ai dhe Ronaldo gjithmonë kanë kaluar mirë.

“Gjithmonë kemi kaluar mirë. Kemi shënuar shumë gola dhe i kemi dhënë asiste njëri-tjetrit. I kemi fituar dy tituj të Ligës së Kampionëve,” ka shtuar thënë Bale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme