Bale kritikon Zidanen: E meritoja të luaja nga fillimi

Prishtinë | 27 Maj 2018 | 09:05 | Nga

Gareth Bale është i lumtur për triumfin e Realit.

Menjëherë pas ndehsjes ai i ka lëshuar mesazh të qartë edhe trajnerit të tij, Zidane.

“Jam i lumtur për këtë mbrëmje të madhe, por natyrisht që isha i mërzitur që e nisa nga stoli.

“Më duhet të luaj çdo javë, dhe diçka e tillë nuk ka ndodhur këtë sezon. Kam pasur një dëmtim 5-6 javë, por tashmë jam shumë mirë”.

“Duhet të ulem dhe të diskutoj me agjentin tim për të ardhmen. Jam i zhgënjyer që nuk e nisa nga fillimi, mendoj se e meritoja. Gjithsesi, është trajner që i bën vendimet”, deklaroi Bale.

Të ngjashme