Bale i shkakton Zidanet “kokëdhembje” për të zgjedhur ekipin për finale

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 09:49 | Nga

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale ka bërë një reklamë të mirë për veten që të shqyrtohet si titullar për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, duke shënuar dy gola në fitoren 6:0 të Realit në La Liga ndaj Celta Vigos.

Bale vrapoi furishëm pas një topi të Luka Modriqit duke dërguar skuadrën e tij në epërsi. Ai në golin tjetër vrapoi për të zënë një top në krahun e djathtë, i futi topin në mes të këmbëve Jonny Castros së Celtas dhe realizoi me një gjuajtje të fuqishme me të majtën, duke kënaqur tifozërinë e Real Madridit në “Santiago Bernabeu”, që është vështirë të kënaqet, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Tifozëria i dha ovacione Balet kur u zëvendësua nga fundi i ndeshjes të së shtunës mbrëma.

“Ai luajti shumë mirë dhe jam shumë i lumtur për të. Por me rëndësi është se të gjithë janë në formë të mirë duke shkuar në finale”, deklaroi trajneri i Realit, Zinedine Zidane në konferencë për media pas ndeshjes.

Zidane e ka lënë Balen në bankinë në pjesën e madhe të rrugës së Realit drejt finales së tretë rresht në Ligën e Kampionëve, duke e aktivizuar në vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fazës nokaut këtë stinor dhe e zëvendësoi pas një pjesëloje në ndeshjen në shtëpi kundër Juventusit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme