Balotelli i kërkon Milanit të blejë Icardin

Prishtinë | 16 Tet 2017 | 13:42 | Nga

Mauro Icardi ishte protagonisti i padiskutueshëm i derbit të së dielës mes Interit e Milanit.

Kapiteni i zikaltërve ishte autori i të tre golave për skuadrën e tij, duke shkruar tashmë emrin në historinë e kësaj skuadre.

Paraqitja e argjentinasit nuk ka lënë asnjë indiferent, madje as Mario Balotellin, që ka qenë pjesë si e Interit, ashtu edhe e Milanit.

Sulmuesi i Nicës vendos të marrë edhe rolin e “këshilltarit” për kuqezinjtë.

“Icardit i bëj komplimentet e mia. Është vërtet shumë i zoti, një golashënues i vërtetë. Ndoshta Milani zgjohet dhe blen kartonin e tij”, shkruan Balotelli në rrjetin social Instagram.

Mauro Icardi, me paraqitjen e bërë në “San Siro” e çoi në 9 kuotën e golave të shënuar, në 8 ndeshje të luajtura këtë sezon në Serie A.

Përpara tij qëndrojnë vetëm Immobile i Lacios, me 11 gola, dhe Dybala i Juventusit, me 10 të tillë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme