Barça e gatshme të paguajë para shtesë për Griezmannin

Prishtinë | 13 Maj 2018 | 13:37 | Nga

Barcelona nuk dëshiron t’i ndahet Antoine Griezmannit dhe do transferimin e tij në Camp Nou gjatë verës.

Gjiganti katalunas largoi gjatë verës Neymarin pasi braziliani u transferua te Paris Saint-Germain për një shifër rekord botëror prej 222 milionë eurosh.

Megjithatë, transferimi i Ousmane Dembles nuk arriti të ishte adekuati dhe zëvendësuesi ideal i Neymarit.

Drejtuesit e kampionit spanjoll kanë etiketuar sulmuesin francez të Atleticos, Griezmannin, si objektivin kryesor për afatin kalimtar veror.

Griezmann u tha se ka marrëveshje verbale me Barcelonën për transferimin e tij gjatë verës për shifrën prej 100 milionë eurove, sa është klauzola e tij.

Sipas gazetës spanjolle Sport, Barcelona është e gatshme të paguajë edhe më shumë se klauzola e lirimit të Griezmann, me qëllim të transferimit të francezit.

Raporti i këtij mediumi sugjeron se Barça është e gatshme të paguajë plus 13 milionë funte apo 15 milionë euro më shumë se klauzola e lirimit prej 100 milionë eurove.

Kjo shtesë e Barcelonës thuhet se vjen për të ruajtur marrëdhëniet e mira të klubeve pas tensioneve të fundit në rritje mes të dy palëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme