Barça optimiste për transferimin e Willianit

Prishtinë | 17 Kor 2018 | 12:54 | Nga

Barcelona është optimiste se mund të arrijë marrëveshje për transferimin e sulmuesit brazilian të Chelseat, Willian.

Skuadra katalonjase planifikon që atij t’ia rezervojë një vend në klub për lojtarët jashtë Bashkimit Evropian, njofton “El Mundo Deportivo” të hënën, transmeton “Koha Ditore”.

Braziliani do të zërë një nga tri vendet në skuadër që janë të rezervuara për lojtarë jashtë BE-së, ndonëse skuadra në radhët e veta ka Philippe Coutinhon, Yerry Minan dhe Arthur Melon.

Ka pasur raportime se Barça duhet të shesë qendërmbrojtësin Mina në verë për të liruar një vend, por krerët e skuadrës katalonjase janë të bindur se Coutinho së shpejti do të marrë pasaportën portugeze, nga i cili vend e ka bashkëshorten. Barcelona do të ofrojë mbi 60 milionë euro për Willianin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme