Barcelona po mendon që ta transferojë Juan Cuadradon në vend të Hector Bellerint.
Transferimi i mbrojtësit të djathtë, Hector Bellerin nga Arsenali në Barcelonë po duket gjithnjë e më i vështirë.
Sipas Goal.com, gjiganti nga La Liga nuk është i gatshëm të paguaj 50 milionë euro për transferimin e reprezentuesit të Spanjës.
Kështu, Gaol.com shkruan se Barcelona po konsideron transferimin e yllit të Juventusit, Juan Cuadrado.
Reprezentuesi kolumbian mund të blihet nga kampioni i Italisë për 30 milionë euro, një çmim që mund t’i përshtaten Barcelonës.
Pritet të shihet gjatë këtyre javëve se cili do të jetë vendimi përfundimtar i Barcelonës: Bellerin apo Cuadrado.