Barcelona bëhet gati për rikthimin e rezultatit ndaj PSG-së

Prishtinë | 18 Shk 2017 | 09:43 | Nga

Klubi katalunas u mposht me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve nga PSG-ja, por në kampin e skuadrës nga Camp Nou ende ka shpresa.

Janë futbollistët e klubit ata të cilët po besojnë në përmbysjen e rezultatit në takimin e kthimit, edhe pse të tjerët rrallë kush beson.

Sipas gazetës spanjolle “Marca” futbollistët e klubit e cilësojnë si të mision të vështirë, por jo edhe të pamundur rikthimin e rezultati dhe kështu i kanë kërkuar tifozëve përkrahje më madhe në Camp Nou.

Futbollistë si Andres Iniesta, Neymar e Marc Andre Ter-Stegen janë përkujdesur t’i bëjnë thirrje tifozëve për të ndihmuar skuadrën që me një fitore të thellë të vazhdoj rrugën drejt Ligës së Kampionëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme